Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Dy të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19

Dy raste të vdekjes e 1 mijë e 603 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të gati 4 mijë mostrave.

Nga dje janë shëruar 1 mijë e 792 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur në 10 mijë e 639.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3,166 vdekje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë