Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve me coronavirus, në Prishtinë hapet edhe një qendër e re për testim.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku përmes një postimi në Facebook.
“Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish”, ka njoftuar ai.
Ai ka shkruar se kjo qendër do të jetë e hapur na ora 08:00-15:00.
Postimi i plotë:
Hapet edhe një qendër për testim për COVID19
Duke parë që ditëve të fundit është rritur numri i rasteve me COVID19 që ka ndikur në rritjen e kërkesës për testim për COVID19.
Javën e fundit kemi pasur 300-400 kërkesa për testim.
Nga sot e kemi hapur edhe një qendër për testim në QMF IV në Xhemail Ibish.
Orari:
Qendra në AMF në Qendrën e Studentëve
E hënë – diele
Orari:08.00-16.00,
Qendra në QMF IV, Xhemail Ibish
E hënë e premte
Ora: 8.00-15.00./ familjajonë