Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa e rrezikojnë shëndetin dhe trombozën temperaturat e larta – tregon Dr. Halil Krasniqi

Nga Prof. Dr. Dr. med. Halil Krasniqi, Expert i shëndetësisë

Në temperaturat e larta në verë rrezikohet ënjta e këmbëve dhe formimi i trombozës në venat e ekstremiteteve. Në këto temperatura dobësohet elasticiteti dhe funksioni i enëve të gjakut tepër sa që venat bëhen shumë të depërtueshme dhe lëngjet venoze kalojnë jashtë saj duke shkaktuar ënjte dhe kompresion vazal, shkruan.

Shfaqja e trombozës te njerëzit të cilët vuajnë nga problemet e venave është e trefishuar në temperaturat e larta të cilat mbretërojnë gjatë sezonit të kësaj vere. Për 450.000, njerëz që jetojnë në Kosovë dhe 38 milionë të cilët jetojnë në Gjermani dhe vuajnë nga dobësimi venoz, telashet e venave, temperaturat e larta në verë janë rrezik i madh për trombozën e enëve të gjakut.

Këmbët tona ngarkohen tepër nga temperaturat e larta, nga fluturimet e gjata, vozitjet e gjata me automjet në pushime apo gjetiu duke qëndruar ulur apo në këmbë dhe ky ngarkim shkakton dëmtimin fiziologjik të venave dhe valvuleve të saj me ënjte periferike e shoqëruar me dhimbje dhe ndjenjë tensioni të ekstremitetit.

Këto simptome rrisin rrezikun e trombozës së venave në këmbë. Këmbët tona duhet rregullisht /permanent si mbajtës të trupit tonë të kryejnë punë të rënda. Gjithsesi në këmbë qarkullojnë rreth 80% (5 litra) të sasisë së gjakut trupor.

Këto gjenden më së largu nga zemra dhe i nënshtrohen më së tepërmi gravitetit dhe ju duhet rregullisht të krijojnë shtypje për përcjelljen e gjakut.

Detyra kryesore e venave është të transportojnë gjakun e harxhuar nga oksigjeni prapa tek zemra. Kjo detyrë apo veprim kryhet 1500 herë në ditë. Përkundër saj duhet të jenë këmbët tona edhe të bukura dhe estetike.

Eksperti vaskular Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, Drejtor i klinikës së kirurgjis së përgjithëshme dhe vaskulare në Klinikën „Krasniqi“ në Calë, Stuttgart tregon se ku duhet pasur kujdes në ditët e ngrohta të verës për ta shmangur trombozën. Në temperaturat e larta në verë rrezikohet ënjta e këmbëve dhe formimi i trombozës në venat e organeve dhe të ekstremiteteve.

Në këto temperatura dobësohet elasticiteti dhe funksioni i enëve të gjakut tepër sa që venat bëhen shumë të depërtueshme dhe lëngjet venoze kalojnë jashtë saj duke shkaktuar ëntje dhe kompresion vazal. Enët e gjakut zgjerohen në këtë mënyrë për të krijuar më mirë temperaturën e trupit si zakonisht. Mirëpo në këtë rast depërtojnë lëngjet nga vena në inde dhe kështu shkaktojnë ënjte të këmbëve dhe me atë trombozën venoze.

Ky konstallacion me shkaktaret e rastit si faktorin temperaturë, dobësimin e sistemit venoz, zgjerimin e venave dhe disfunksionin e valvuleve venoze qarkullon gjaku drejtim zemrës shume ngadalë dhe kjo ngadalësi mund të krijon trombë dhe kështu trombozë venoze, na informon më tutje Krasniqi.

Për t’ju larguar situatave te tilla dhe rrezikut të trombozave, eksperti vaskular këshillon për më shumë lëvizje trupore dhe aktivitete sportive se paku 20 deri ne 30 minuta çdo ditë aktivizimin e pompës venoze duke lëvizur shputën dhe pulpën e këmbës, të merren në trup se paku 3 litra lëngje në ditë, nëse ekziston sëmundje vaskulare duhet të merren medikamentet me rregull te sëmundjet e venave dhe varicet duhet mbajtur çorapet kompresive si zakonisht, të bëhet dush i këmbëve disa herë në ditë me ujë të ftohet, të ngrihen këmbët lartë në lartësi të gjoksit në shtrirje, të mos vishet rrobat e ngushta dhe të mos mbathen këpucët me taka të larta gjatë udhëtimeve të gjata me veturë, të bëhen çdo 2 orë pauzë të gjata duke lëvizur këmbët gjate fluturimeve të gjata, të lëvizni në korridorin e aeroplanit, të mos nënshtrohen këmbët rrezeve direkte të diellit gjatë qëndrimit në natyrë të qëndroni konsekuent dhe kryesisht në hije, ngase indet e dobëta trupore (të cilat i posedojnë disa njerëz) dhe vuajtja nga sëmundjet venoze është kombinacion shumë i keq për të shkaktuar pezmatim venoz.

Për të mos rrezikuar duhet shmangur diellit të fortë.

Kush qëndron në det, duhet t’i lajë këmbët rregullisht me ujë të ftohet për freskim dhe me pastaj të kërkoj prapë hijen.

Perse paraqesin fluturimet me aeroplan një formë rreziku për krijimin e trombozës?

Personat të cilët vuajnë nga sëmundjet venoze të cilët udhëtojnë me aeroplan në verë, janë shumë të nënshtruar ndaj trombozës, ngase në aeroplan mbretëron një presion i ulët i ajrit se në sipërfaqen tokësore, zgjerohen venat në trup dhe gjaku nuk qarkullon më shpejt si zakonisht por ngadalësohet. Kjo situatë mund të paraqet një rrezik për trombozë.

Me krijimin e trombozës në vena mund të shkëputet një tromb nga vena të shkoj në mushkëri dhe të shkaktojë një emboli mushkërore që do të thotë bllokimin e arterieve të mushkërive me pasoja katastrofale. Këtu vjen deri te vështirësitë me frymëmarrje, humbjen e funksionit të mushkërive e cila është e përcjellë me kollitje dhe te njerëzit e vjetër mund të sjell situatë vdekjeprurëse.

Problem tjetër në aeroplan dhe gjatë fluturimit është hapësira e ngushtë e cila mund të shkaktojë në mungesë lëvizje akumulimin e gjakut dhe rrezikun e trombozës. Për këtë udhëzon eksperti vaskular, gjatë fluturimit të vishen çorapet kompresive dhe të aplikohet një injeksion Clexane para çdo udhëtimi më të gjatë se 4 orë. Megjithatë edhe personat të cilët nuk kanë telashe me vena mund të përjetojnë një trombozë.

Për këtë ju këshillojmë të shmangeni fluturimeve të gjatë, udhëtimeve të gjatë me veturë apo autobus dhe ti shijoni pushimet në afërsi duke mos udhëtuar gjatë.

Pse pa nevojë ngarkojnë këpucët e larta venat tona?

Çdo femër dëshiron me këpucët e gjata të shihet elegante dhe modeste. Këto këpucë nuk janë të mira për venat e këmbëve ngase këto nuk lejojnë lëvizjet rrotulluese të shputës i cili duhet të funksionoj optimal për të qenë fiziologjik. Kjo lëvizje rrotulluese ndihmon punën e valvuleve venoze si pompë për ta kthyer gjakun tek zemra.

Për këtë është më se e rëndësishme pasi që venat janë shumë të ngarkuara në temperaturat e larta, të mos i ngarkojmë ato edhe me këpucë të larta të cilat rrezikojnë shëndetin tonë.

Si paraqitet tromboza dhe kush është grupi e rrezikuar nga kjo sëmundje?

Këmbët si mbartës të trupit tonë, kryejnë punën më të rëndë në mënyrë permanente. Venat janë enë gjaku që transportojnë gjakun pa oksigjen kundër graviditetit nga periferia (këmbët) drejt zemrës dhe mushkërive për tu pastruar përsëri.

E gjithë kjo ndodh nëpërmjet valvuleve të venave që lejojnë qarkullimin e gjakut vetëm në drejtim të zemrës dhe bllokojnë kthimin e gjakut në drejtim të këmbeve. Ky transport mundësohet nëpërmjet pompës muskulo-venoze dhe pompës së zemrës.

Nëse venat janë të ngarkuara si shkak i insuficiencës kronike (zgjerimit) atëherë ky mekanizëm nuk funksionon. Në ato raste gjaku mbetet në periferi të këmbëve gjë që shkakton probleme të mëtutjeshme. Shkak për këtë shpesh është dobësia e murit të venave e cila është e lindur.

Kjo sëmundje prek më së shumti gjininë femërore, e cila është tre herë më shumë e prekur nga këto ndryshime të venave në krahasim me gjininë mashkullore. Kjo është si pasojë e indit të dobët lidhore tek femrat i kushtëzuar gjenetikisht.

Rreziku zmadhohet gjatë shtatzënisë si dhe gjatë ushtrimit të detyrave profesionale ku kërkohet qëndrim i gjatë në këmbë ose ulur. Mbipesha , ushqimi i gabuar, lëvizja e pamjaftueshme si dhe predispozicioni gjenetik i lartpërmendur mund të jenë gjithashtu shkaktar të sëmundjeve të venave. Personat që posedojnë një sistem venoz të dëmtuar kanë një rrezik shtesë të pësojnë një tromboze.

Si t’i njohim shenjat paralajmëruese dhe kur duhet të fillojë një trajtim?

Gjatë sezonit të verës përmes nxehtësisë ndjehemi shpesh të lodhur dhe të pafuqishëm dhe si pasojë e saj paraqiten shenjat paralajmëruese të një tromboze si p.sh. rendim të këmbëve, ënjtje, lodhje, diskomfort, dhembje, rëndim të këmbëve pas një qëndrimi disa orë në këmbë, shpesh nuk merren parasysh.

Konstatimin se a është sistemi i venave i sëmurë mund ta bëjë vetëm një mjek specialist vaskular. Të dhënat anamnestike nga pacienti, ekzaminimi klinik, ekzaminimi ultrasonografik ( Eko Doppler, Duplex Sken) shërbejnë për të diagnostikuar sëmundjet venoze. Me anë të ekzaminimit ultrasonografik mund të shohim ndërtimin e sistemit venoz si dhe të zbulohen defektet e valvuleve venoze, zgjerimi i venave si dhe tromboza.

Në këtë mënyrë mund të konstatohet se cili segment i venave aktualisht është i prekur. Mbasi që caktohet diagnoza, mund të vendoset për trajtim të përshtatshëm.

Ekziston trajtim konservativ dhe operativ i variceve.

Masat konservative përfshijnë mbajtjen e çorapeve kompresive dhe gjimnastikën e venave. Nga ana tjetër ekziston mundësia e trajtimit operativ ku gjithashtu ekzistojnë variante të ndryshme, por pa prerje të mëdha: Trajtimi termik (Radiofrekuencë ) dhe trajtimi kimik që njihet me emrin Skleroterapie janë më të përshtatshmet.

Gjatë Skleroterapisë realizohet mbyllja e venës së zgjeruar duke injektuar brenda saj një medikament që shkakton gradualisht mbylljen e venës.

Ekziston një numër i pacienteve të rrezikuar nga tromboza për shkak të defekteve gjenetike të proceseve të koagulimit dhe të fibrinolizes në organizëm. Tek kjo grupe e pacienteve ekziston mundësia që nëpërmjet një testimi të shpejtë të gjakut (tromobofili diagnostik) të caktohet diagnoza.

Gjithsej 10% e popullatës në Gjermani vuajnë nga rreziku i trombozës, shkaku i mungesës gjenetike të faktorëve të koagulimit të gjakut. Shpesh rezulton një APC-rezistencë si shkak për trombofiline: mutacionet gjenetike të disa faktorëve të caktuar të koagulimit të gjakut që pengojnë koagulimin e gjakut.

Si pasojë e kësaj gjaku mpikset dhe formohen droçka që i bllokojnë venat.

Siç u përmend më parë nëpërmjet një testimi të gjakut mund konstatohen problemet e çrregullimit të koagulimit të gjakut si dhe shkaku i një tromobofilie. Gjithashtu predispozita familjare luan një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Nëse p.sh. 3 anëtarë të afërt të familjes kanë vuajtur se paku një herë në jetë nga trombofilia, kjo rezulton me një probabilitet prej afërsisht 50% që gjithashtu edhe anëtarët e tjerë të familjes të kenë rrezikun të preken nga kjo dukuri.

Gjithashtu shtatzënia, terapia hormonale substitutive që e marrin gratë në periudhën e perimenopauzes dhe menopauzës, kontraceptivet oral shtojnë rrezikun nga tromboza venoze.

Youtube

Arkiva

Kategoritë