Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këta përbërës ju dihmojnë në heqjen e njollave të verdha nga rrobat

Kur djersa përzihet me gjurmë deodoranti ose detergjenti rrobash, mund të shfaqen njolla të verdha në veshje. Lajmi i mirë është se mund t’i hiqni lehtësisht.

Ju nevojiten vetëm dy përbërës: sodë buke dhe uthull. Pra, aplikoni një sasi të vogël sode buke në njollë, zhytni një furçë dhëmbësh në uthull dhe më pas fshijeni.

Kur të keni mbaruar heqjen e njollës, fshijini mbetjet me një leckë të lagur. Vetitë alkaline të sodës së bukës neutralizojnë acidin e uthullës, duke i bërë një ‘ekip’ të shkëlqyer pastrimi.

Përzierja bëhet gërryese, që do të thotë se njollat do të zhduken plotësisht.

Sodën e bukës dhe uthullën mund të përdorni edhe gjatë pastrimit të kuzhinës. Megjithatë, duhet të keni parasysh se këto dy përbërës nuk duhet t’i kombinoni në sasi të barabarta.

Përdoreni përzierjen për të pastruar lavamanët, për të hequr mykun nga rrobat, për të pastruar fugat dhe për të hequr njollat e gëlqeres./Online Bedrooms,

Youtube

Arkiva

Kategoritë