Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka bërë të ditur se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.
ShSKUK bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022 njofton se rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.
Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje
Spitali i Gjakovës,11pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë./FAMILJAJONË