Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.
Në mungesë të saj, më herët, pacientët shpeshherë është dashur të kërkojnë ndihmë në spitalet jashtë Kosovës apo në ato private.
Sipas SHSKUK ky është një hap përpara në avancimin dhe rritjen e numrit të shërbimeve mjekësore në QKUK, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.