Të shtunën në emisonin “Familjajonë”, ishte i ftuar hematologu, Fitim Gashi me të cilin u diskutua rreth Limfomave, simptomave, diagnostikimit dhe trajtimit të tyre.
Limfomat janë grup patologjish malinje. Në përgjithësi, janë të pashërueshme dhe përfundojnë keq. Prekin të gjitha moshat. Sipas llojit të tyre, disa prekin adoleshencën dhe moshat e mëdha, por në përgjithësi limfomat prekin moshat adulte.
Gjatë intervistës Gashi tregoi për simptomat e para të limfomave të cilat ai i ndanë në dy grupe, në grupin A dhe B.
“Simptomat e para mund të jenë të ndryshme , pacienti mund të mos ketë simptoma B, lodhje, djersitje apo humbje peshe, munden mos me pas simptoma fare, ndersa simptomat tjera janë A , kur limfomat mund të paraqiten me rritjen e një gjandrre limfatike, zakonish në qafë, nën sqetull, nën gilc, në abdomen apo edhe në krahëror”, shtoi ai.
Tutje Gashi tregoi edhe për llojet e limfomave të cilat ndahen në limfoma hoqkim dhe jo hoqkim.
“Klasifikimi i limfomave, kemi limfoma hoqkim të cilat ndahen në disa grupe siç janë e perzier me celuralitet,sklorozë notolare, lifocite të pastra dhe forma tjetër është ajo jo hoqkim.”, tregoi hematologu.
Për të kuptuar më shumë rreth trajtimit të limfomave, ndiqeni intervistën e plotë në faqen zyrtare të familjajonë në facebook ose youtube./familjajonë