Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ndiqni këto këshilla për t’i ndalur sulmet e panikut

Frika dhe ndjenja e sikletit të cilat janë të pranishme gjatë sulmit nuk mund të krahasohen me asnjë situatë tjetër të përditshme.

Paniku dhe ankthi janë problemet më të zakonshme të sëmundjeve mendore në Amerikë. Ankthi i prek miliona njerëz anë e mbanë botës, ndërsa ky numër vazhdon të rritet me një shifër alarmante.

Por fatmirësisht ka lajme të mira për këtë çështje – ekziston një teknikë e cila mund t’ju ndihmojë t’i menaxhoni lehtë sulmet e panikut dhe ankthit, transmeton familjajonë.

Ataku i panikut është formë e fuqishme e përjetimit të ankthit në episode të shkurtra kohore. Vjen papritur dhe nuk ka një shpjegim të arsyeshëm.

Por, si të ndalojmë këtë përpara se gjërat të shkojnë vërtetë keq?

Meditoni dhe merrni frymë thellë!

Kjo është një nga arsyet më të zakonshme për ta luftuar ankthin, dhe njëkohësisht edhe më efektivja.

Nëse keni sulme të rregullta paniku, konsideroni të futeni në një klasë meditimi.

Ngulitja e kësaj shprehie do t’ju ndihmojë ta reduktoni stresin dhe ta përmirësoni kualitetin e jetës.

Por, nëse meditimi nuk është gjëja juaj favorite, atëherë provoni teknika të frymëmarrjes.

Këto teknika mund të jenë tejet të mira para gjumit, por edhe kudo tjetër kur ndjeheni të stresuar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë