Përdorimi i vazhdueshëm dhe në sasi të tepruara është i lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës, obezitetit, diabetin dhe kancerin.
Shumë njerëz përpiqen të minimizojnë marrjen e ushqimeve të cilat janë të mbytura në sheqerna, por është shumë e vështirë të përcaktosh sesa po konsumon në të vërtetë.
Një nga arsyet është se shumë ushqime përmbajnë sheqerna të fshehura, përfshirë këtu edhe ushqimet që as nuk nuk konsiderohen të ëmbla.
Në fakt edhe produktet e tregtuara si të lehta ose me pak yndyrë, shpesh përmbajnë më shumë sheqerna sesa ushqimet të cilat janë të ëmbla.
Shoqata Amerikane e Zemrës, rekomandon që gratë duhet të kufizojnë marrjen e shtuar të sheqerit në 25 gram në ditë, ndërsa burrat duhet të kufizojnë marrjen e tyre deri 37.5 gram.
Healthline ka sjellë një listë të shkurtë në bashkëpunim me nutricistet se cilat ushqime mund të duken që nuk kanë përbërje të sheqerit, por në realitet kanë.
Jogurtët
Jogurti mund të jetë shumë ushqyes, sidoqoftë jo të gjithë llojet e tij janë krijuar të barabartë.
Ashtu si shumë produkte të tjera me yndyrë të ulët, jogurtët me pak yndyrë kanë sheqer të shtuar në to për të rritur aromën.
Për shembull, një filxhan i vetëm jogurti përmban mbi 45 gram sheqer, dhe kjo është më shumë se kufiri ditor për burrat dhe gratë që të konsumojnë atë.
Ketchapi
Ketchapi është një nga aromat më të njohura në të gjithë botën, por si lloj i salcës që është, ka shumë sheqerna të shtuar.
Gjatë përdorimit të tij duhet të keni kujdes për masën të cilën e konsumoni, pasi që një lugë e vetme me këtë salcë përmban 10 gram sheqerna.
Lëngu i frutave
Ashtu si të gjithë frutat, edhe lëngu i frutave përmban vitaminë dhe minerale, pavarësisht se duket si një zgjedhje e shëndetshme, këto vitamina dhe minerale vijnë me një dozë të madhe sheqeri dhe shumë pak fibra.
Zakonisht duhen shumë fruta për të prodhuar një gotë të vetme me lëng frutash, kështu që ju merrni shumë më shumë sheqer në një gotë më lëng sesa do të merrni duke ngrënë një frut të plotë.
Rezultatet e dobëta shëndetësore që janë të lidhura me pijet e gazuara mund të lidhen gjithashtu edhe më lëngje frutash. Në këtë rast është më mirë të zgjidhni fruta të plotë dhe të minimizoni marrjen e lëngjeve.
Patatet e skuqura
Patatet e kripura duket se nuk bazohen me sheqerin, por një qese me patate të skuqura mund të ketë rreth 3 deri në 5 % përmbajtje sheqeri.
Patatet gjithashtu përmbajnë shumë karbohidrate, të cilat trupi i shndërron në një formë sheqeri të quajtur glukozë. Nutricistët këshillojnë që patatinat, duhet të hahen me masë për të parandaluar sëmundje të ndryshme. \healthine\