Flokët e thatë, të dëmtuar e të pabindur janë një mankth i shumë njerëzve dhe shpesh duke se zgjidhja për to është e pamundur.
Rigjenerimi i flokut të dëmtuar është një proces që kërkon kohë dhe kujdes të jashtëzakonshëm përgjatë gjithë kësaj kohe.
Megjithatë ekspertët rekomandojnë disa mënyra për të shpëtuar nga ky problem të cilat nisin nga produktet natyrale.
Një prej tyre e keni këtu dhe mund ta përgatisë secili në shtëpi.
Ju duhet mjaltë dhe vaj, të dy këta përbërës përmbajnë vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e fijeve të flokut.
Kjo maskë është e pasur me omega-3, antioksidantë, acide yndyrore dhe vitamin E të cilat ndihmojnë në rritjen dhe parandalojnë këputjen e flokut.
Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij trajtimi.
Përbërësit
4 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja
Për të nisur këtë trajtim si fillim ju duhet të zgjidhni një xhezve ose tenxhere të vogël.
Në të shtoni mjaltin dhe vajin dhe vëreni në zjarr që të nxehet, të gjithë këtë proces mund ta bëni edhe duke përdorur mikrovalën.
Pasi mjalti dhe vaji të jenë nxehur dhe bashkuar mirë më njëri tjetrin hiqini nga zjarri dhe provoni me gisht për nxehtësinë.
Më pas merreni me duar të gjithë masën që krijuar dhe vendoseni në zonën problematike për ju.
Gjithashtu fërkoni me të edhe skalpin e kokës bashkë me majat të cilat janë gjithashtu dy zona shumë delikatë për trajtimin e flokëve.
Është e rëndësishme që të përdorni mjaltë organik dhe vaj ulliri ekstra të virgjër për rezultate sa më të mira.
Më pas mbështillini flokët me peshqir dhe lëreni trajtimin të veprojë për 15-10 minuta.
Në fund shpëlajini flokët si zakonisht me ujë dhe shampoo apo balsam.
Këtë trajtim rekomandohett që të bëni të paktën një herë në javë në mënyrë që flokët tuaj të thatë të marrin hidratimin e nevojshëm.
Në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj ju mund të zgjidhni të pakësoni ose shtoni masat e përdorura në këtë artikull.