Në trimestrin e parë dhe të tretë të shtatzanisë udhëtimi me autobus mund të mos jetë i përshtatshëm për ju. Më poshtë janë të listuara disa nga problemet që do të hasni nëse udhëtoni me autobus gjatë shtatzanisë.
Nëse udhëtoni me autobus në distanca të gjata apo nëse mbeteni në trafik dhe nuk mund të çoheni dhe të lëvizni për një kohë të gjatë, kjo ju ekpozon para një rreziku për mpiksje gjaku në disa vena të ndryshme në zonën abdominale dhe të këmbëve.
Nëse po udhëtoni në distanca të gjata me autobus mund t’ju duhet të flini në ndenjësen tuaj që nuk është aspak e rehatshme gjatë shtatzanisë dhe mund t’ju shkaktojë enjtje këmbësh.
Shqetësimi më i madh kur udhëtoni me autobus në shtatzani është se ju duhet të përdorni shpesh tualetin gjë që mund të jetë vërtet një problem duke marë parasysh faktin që shumica e autobusave nuk janë të pajisur me një tualet.
Mungesa e rripave të sigurimit është një tjetër problem kur udhëtoni me autobus pasi në rastet e një frenimi të papritur apo aksidenti ju mund të lëndoni veten dhe fetusin./pernenat.al/