Djersitja është një nga mënyrat natyrale të trupit tuaj për të ftohur jo vetëm veten, por edhe për të hequr qafe toksinat. Sa shumë ose sa pak – djersitni mund të zbulojë të dhëna për shëndetin tuaj.
Dr. Rachel Ward, na ndihmon të kuptojmë se cilat kushte mjekësore, nga menopauza e deri te stresi dhe ankthi, mund t’ju bëjnë të djersiteni dhe kur djersa mund të sinjalizojë një gjendje të rëndë mjekësore që kërkon vëmendje të menjëhershme.
Të gjithë kanë gjëndra djerse, dhe ato janë në të gjithë trupin tuaj. Mund të mos e kuptoni, por djersa vetëm nuk ka erë.
Çuditërisht, nëse do të shijonit djersën tuaj (eëë!) do të gjeni se është gjithashtu me shije të ëmbël.
Një pikë djerse është rreth 99% ujë. Pjesa e mbetur prej 1% e djersës përmban gjurmë ure, acid urik, amoniak, acid laktik, vitaminë C dhe substanca të tjera.
Djersa është ftohësi natyral i trupit tuaj. Ju lironi djersë në situata të ndryshme. Ndoshta ju djersiteni mirë në palestër ose gjatë një aktiviteti tjetër energjik. Ose ndoshta e gjeni veten të djersitur përpara një prezantimi në punë ose shkollë.
Rezulton se ka dy lloje djerse që dalin nga dy lloje të ndryshme gjëndrash gjatë këtyre periudhave të ndryshme.
Djersë e zakonshme (ekrine): djersa e lehtë dhe e holluar si ujë që ndodh kur jeni aktiv në një ditë vere. Kjo lloj djerse ftohet ndërsa avullohet nga lëkura juaj dhe njom’ këmishën tuaj kur ushtroheni./Cel