Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ja se çfarë duhet të bëni kur jeni të sëmurë me norovirus?

Gastroenteriti është termi i gjerë për një infeksion në zorrët. Disa e quajnë atë si “gripi i stomakut”.

Gastroenteriti mund të shkaktohet nga norovirusi – një infeksion viral shumë ngjitës që përhapet më shpesh përmes kontaktit person me person, ushqimit ose ujit të kontaminuar, ose dhe duke prekur sipërfaqet e kontaminuara.

Kjo gjendje shëndetësore, mund të jetë mjaft e rëndë për disa njerëz, por në shumicën e rasteve, kalon në një ndjesi më pak të këndshme.

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni është të qëndroni të hidratuar, thotë Dr. Jay-Sheree Allen, mjek i mjekësisë familjare në Mayo Clinic.

Dr. Allen thotë se nëse keni të përziera dhe të vjella, diarre dhe dhimbje stomaku – të gjitha simptomat e norovirusit – pini shumë lëngje dhe ndiqni një dietë të butë që tolerohet mirë në këto raste.

Për dy ditët e para, mund të mos keni dëshirë të hani ose të pini dhe mund të jeni shumë të lodhur.

Dehidratimi mund të jetë një ndërlikim serioz, veçanërisht për të rriturit dhe fëmijët e vegjël./medicalxpress

Youtube

Arkiva

Kategoritë