Instituti Hidrometorologjik i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në dy ditët e para të javës që po hyjmë do të karakterizohen me diell. Por sipas IHMK-së pjesa tjetër e javës do të karakterizohet edhe me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Një javë kryesisht jo stabile sa i përket kushteve meteorologjike, përjashtuar ditën e enjte, ku parashihet mot më i qetë dhe më stabil. Sa i përket temperaturave , ato mbesin të larta kryesisht dy ditët e para të javës, ku maksimalet do të arrijnë deri 33-35 gradë Celsius, ndërsa nga dita e mërkurë do të ketë rënie të temperaturave , sidomos të atyre maksimale, derisa minimalet do të jenë më të larta krahasuar me ditët e fundit. Minimalet gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”. thuhet në postim.