Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19: Vaksinat që i përdorë Kosova janë të sigurta

Ministria e Shëndetësisë derisa ka bërë thirrje për vaksinim kundër COVID-19, ka thënë se vaksinat që i përdor Kosova janë të sigurta.

Sipas njoftimit, vaksinat rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.

“Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”, thuhet në apelin e MSH-së.

Tutje, thuhet se vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë rastet e infektimit me coronavirus janë shënuar rritje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë