Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Vdes Prof. Ass. Dr.Sebahat Zeqiri, doktoreshë në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim

Sot ka vdekur, doktoresha Sebahat Zeqiri, e cila ishte pjesë e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitarë i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare në të cilin ka përcjellur edhe ngushillme drejt familjes së të ndjerës.

POSTIMI I PLOTË:

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri, e cila për shumë vjet punoi dhe kontribuoi në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Vdekja e parakohshme e ndau nga familja, pacientët dhe studentët.Ngushëllime familjes, kolegëve dhe studentëve të profesoreshë Sehabates./Familjajonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë