Kërpudhat kanë përmbajtje të lartë të aminoacidit ergotioninë, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në luftimin e radikaleve të lira dhe në uljen e inflamacionit.
Mes tjerash, kërpudhat janë të pasura me:
Kalium: Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për funksionin e zemrës, muskujve dhe nervave.
Selen: Kërpudhat janë gjithashtu një burim natyral i mineralit të selenit.
Vitamina B: Sipas dietologut Nichole Andrews, “kërpudhat janë të pasura me vitaminat B, riboflavin, niacin dhe acid pantotenik – një kombinim që ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës”.
Vitamina D: Hulumtimet kanë treguar se mungesa e vitaminës D ka lidhshmëri me disa kushte shëndetësore si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.Ushqimet që përmbajnë vitaminën D janë të mëse të nevojshme në dietën tuaj./VeryWell Health