Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çfarë është migrena dhe kush janë shkaktarët?

Migrena është një çrregullim parësor i dhimbjes së kokës që karakterizohet nga dhimbje koke të përsëritura që janë nga të moderuara në të rënda.

Në mënyrë tipike, dhimbjet e kokës prekin gjysmën e kokës, janë pulsuese në natyrë dhe zgjasin nga disa orë deri në 3 ditë. Femrat sëmuren më shpesh se meshkujt nga migrena, ndërsa një e katërta e femrave me migrenë kanë katër ose më shumë sulme brenda një muaji, 35 për qind e tyre përjetojnë një deri në katër sulme të rënda brenda muajit, ndërsa 40 për qind përjetojnë një sulm të rëndë brenda një muaji.

Çka e shkakton migrenën?

Migrena vazhdon të mbetet mister. Studiuesit kanë identifikuar shkaqet e mundshme, por ata nuk kanë një shpjegim përfundimtar. Teoritë e mundshme përfshijnë:
-Një sëmundje nervore qendrore themelore mund të provokojë një episodë të migrenës 
-Çrregullimet në sistemin e enëve të gjakut të trurit, ose në sistemin vaskular, mund të shkaktojnë migrene.
-Një predispozicion gjenetik mund të shkaktojë migrene.
-Çrregullimet e kimikateve të trurit dhe rrugëve nervore mund të shkaktojnë episode të migrenës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë