Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave nga fushat e fuqishme ciklonike, në këto kushte do të mbajë mot jo stabil, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen me shkarkime elektrike, reshje shiu, e në disa zona ekziston rrezik për stuhi dhe breshër.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se një mot i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fundjavë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalist e fortë.