Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.
Në total numri i rasteve aktive është 54.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.