Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka duhet të hani dhe çfarë jo nëse keni gihti

Gihti është një inflamacion i kyçeve (artrit) i shkaktuar nga depozitimi i kristaleve të acidit urik në nyje

Simptomat përfshijnë sulme të papritura të dhimbjeve të forta, skuqje dhe ënjtje të kyçeve për shkak të rritjes së vlerave të acidit urik në gjak dhe urinë. Këto vlera në matjet laboratorike arrijnë vlerat maksimale prej rreth 300 deri në 320 për femrat dhe rreth 400 për meshkujt.

Fajtori kryesor është dieta e pasur me proteina, andaj është e rëndësishme të pini mjaftueshëm lëngje, mundësisht çaj medicinal në sasi prej një deri në dy litra në ditë.

Forma akute e sëmundjes, nëse nuk trajtohet, mund të zhvillohet në sëmundje kronike, duke qenë se acidi urik mund të çojë në formimin e gurëve në veshka. Prognoza është e keqe në pacientët nën 30-vjeç.

Rekomandohet një dietë me pak purine e pasur me fruta dhe perime të freskëta, makarona, oriz dhe patate.

Ushqimet e ndaluara:

▪ buka integrale dhe drithërat
▪ brumi i mbrujtur dhe i skuqur
▪ pasta të freskëta dhe buka
▪ bishtajoret
▪ lulelakra
▪ spinaqi
▪ perimet e konservuara
▪ arrat
▪ produktet e qumështit me yndyrë të lartë
▪ pothuajse të gjitha llojet e mishit
▪ peshku blu (i pasur me purina)
▪ kakao dhe çokollatë
▪ piperi
▪ mustarda
▪ ëmbëlsirat me yndyrë me krem
▪ kafja e bluar
▪ çaj i zi

Ushqimet e lejuara:

▪ dolli
▪ orizi
▪ buks bajate
▪ bollgur misri dhe gruri
▪ të gjitha perimet me rrënjë (patate, karota, panxhar)
▪ kungulli i njomë
▪ sallatat
▪ domatet
▪ bishtajat e reja jeshile
▪ fruta dhe lëngje frutash
▪ produktet e qumështit me yndyrë të moderuar
▪ peshku i bardhë i zier
▪ vezët
▪ supa peshku me pak yndyrë
▪ vaj ulliri
▪ preshi
▪ ananasi
▪ xhenxhefili

Youtube

Arkiva

Kategoritë