Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre burimet nga ku mund të merrni Vitaminën D

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të skeletit dhe përbërjen e trupit. Sado që është e pasur me lëndë ushqyese, mungesa e saj është e zakonshme.

Sipas një studimit të vitit 2011, të botuar në revistën “Nutrition Research”, rreth 40 përqind e pjesëmarrësve kishin mungesë të vitaminës D.

Trupi ka nevojë për vitaminën D për të funksionuar si duhet dhe mungesa e saj shkakton një mori problemesh shëndetësore.

“Asnjë vitaminë nuk kërkon më shumë pjesëmarrje në trupin tuaj sesa vitamina D”, shtoi Dave Coast, nutricionist në Los Anxhelos.

Vitaminën D mund t’a merrni përmes:

Suplimenteve

Coast thotë se “marrja e kalciumit, magnezit dhe vitaminës D së bashku është ideale për shëndetin e kockave”.

Ushqimet e shëndetëshme

Susan Bowerman theksoi se shumë njerëz në ShBA kanë nivele të ulëta të vitaminës D, si mungesë e konsumimit të ushqimeve që përmbajnë këtë vitaminës.

Boëerman sugjeroi se burimet më të mira të vitaminës D gjenden në: peshkun yndyror, djathë, vezë, kërpudha, qumësht, drithëra.

Rrezet e diellit

Ndërkohë që, ushqimet e shëndetëshme dhe suplementet ju sigurojnë vitaminën D, gjithashtu edhe rrezet e diellit rrisin nivelet e vitaminës D në trupin tuaj.

”Shumica e burimeve sugjerojnë se diku 5 deri në 30 minuta ekspozimi ndaj diellit janë të përshtatshme”, tha Bowerman./Very Well Health,

Youtube

Arkiva

Kategoritë