Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, sot organizohen një sërë aktivitetesh në të gjithë Kosovën.
Duke filluar nga ora 12:50, Presidentja e Kosovës do të vizitojë ekspoziten e përgatitur për fëmijët me nevoja të veçanta në qytetin e Pejës.
Përfaqësues të udhëhequr nga fëmijët ROR dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë, takohen me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Komuna e Prishtinës, po ashtu organizon aktivitete me këngë e valle në sheshin ” Nënë Tereza”. Ndërkaq në sheshin “Zahir Pajaziti”, hapet ekspozita ” Jeta e egër nga fotografët e rinjë.
Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, HANDIKOS në bashkëpunim me shkollën jopublike ”Mileniumi i Tretë” dhe komunën e Prishtinës organizon aktivitete rekreative në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, te Amfiteatri. Aktivitetet si: Ndërtimi dhe prezantimi i puzzle “Shteti më do dhe më mbronë”-13:00 – 14:00, pikë baleti dhe luajtje në piano nga nxënësit e ‘’Mileniumit të Tretë’’-11:00 – 15:00 dhe pikturim fytyre për fëmijët.
Ndërkaq, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë së bashku me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Femijeve me një seri të aktiviteteve në në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00.
Aktivitetet për nder të 1 Qershorit në Komunën e Gjakovës:
Oragnizohet Marshi i ” Handikos” – pranë Lapidarti ” Shokët e Lirisë”, mbahet koncert i organizuar nga komuna e Gjakovës në Parkun e Madh të Qytetit.
QHPSM në bashkëpunim me kolegjin AAB, organizon Konferencën e Pestë Ndërkombëtare për Shëndetin e Mirëqenien, Edukimin dhe të drejtat e fëmijëve.
Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë tryezë diskutimi me rastin e 1 Qershorit.
Lansohet raporti ” Zërat e rinjë”, anketë e zhvilluar nga Save the Children.
Në sheshin e qytetit të Ferizajt mbahet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.
Drejtoria Rajonale e Polocisë në Ferizaj prezanton projektin “Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”.