Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Asnjë rast pozitiv sot me COVID-19, Kurti bënë thirrje që procesi i vaksinimit të vazhdohet

Sot në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se nga 469 testime nuk është shënuar asnjë rast pozitiv në Kosovë.

Për këtë ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

“Si sot para një viti Qeveria e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave. Për vetëm dy muaj, negociuam dhe lidhëm kontratë drejtpërsëdrejti me prodhuesin Pfizer, kontraktuam vaksina të miratuara edhe nga rregullatori evropian, edhe ai amerikan. Ky furnizim dhe donacionet nga shtetet mike, ndërtuan bazën për një proces shembullor të vaksinimit”.

Kurti ka thënë se Kosova është ndër vendet që më së miri ka menaxhuar me pandeminë.

“Rezultatet janë të dukshme. Sipas statistikave, kemi shkallën më të lartë të të vaksinuarve dhe shkallën më të ulët të humbjeve të jetës në gjithë rajonin. Edhe numri i rasteve aktive ka rënë në dyshifror”.

Ai megjithatë ka bërë thirrje që të vazhdohet me procesin e vaksinimit që të mbrohemi sa më mirë nga virusi.

“Për të vazhduar mbajtjen e kësaj situate duhet të vazhdojmë të vaksinohemi, edhe me dy dozat e para, edhe me dozën përforcuese tre muaj më vonë. Vaksinimi sa më i gjerë, mbetet arma jonë më e fortë për të mbrojtur vetveten dhe njëri-tjetrin”, ka shkruar tutje Kurti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë