Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Mungesa e shërbimeve  për fëmijët me aftësi të kufizuara, shkaktarë i pa punësimit të mbi 95% nënave në Kosovë

Albina Selmanaj

Në javën e gruas, Organizata Ndërkombëtare NDA ofroi trajnime për fuqizimin e grave. Gjatë këtyre trajnimeve fokus i veçantë iu dha gjithë përfshirjes së grave në udhëheqje dhe sfidave që përballen nënat që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë.

Në një intervistë për Familjajonë, aktivistja për të drejtat e fëmijëve, Leonora Shabani Bajraktari e cila ishte edhe pjesë e organizimit për javën e gruas, tha se mbi 95% e nënave në Kosovë që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara nuk janë te punësuara, as në institucionet publike por as në ato private.

Sipas Bajraktarit, këto rezultate janë si pasojë e mungesës së shërbimeve adekuate për nënat që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe si shkak i kësaj ato mbetën ndër gratë më të diskriminuara në shoqëri.


“ Kuptohet që kauza ime gjatë këtij organizimi ishte mbrojtja dhe mirëqenia e fëmijëve me nevoja të veçanta. Por shoqëria harron se ne çfarë sfida dhe diskriminime që kalojnë nënat e këtyre fëmijëve, duke mos pasur mundësi këto nëna të kyqen në punësim e as në politikë për arsye se duhet të kujdesen për fëmijët e tyre, pasi që në vendin tonë nuk ofrohen shërbimet në ndihmë të prindërve dhe fëmijëve me aftësi e kufizuar”, tha Bajraktarii.


Ndërkaq, punësimi i asistenteve për fëmijët me nevoja të veçanta sipas Bajraktarit do të kontribuojë në lehtësimin e gjendjes për shumë nëna sepse ato nuk do kenë nevojë të paguajnë për të marrë shërbime.


“Janë punësuar 100 asistent ketë vit, në vitin tjetër do të punësohen edhe 300 asistent për këtë kategori. Ky është lehtësim se shumë nëna nuk kanë nevojë as të paguajnë, gjithashtu edhe për ato nëna që e kanë asistuar fëmijën e tyre në klasë. Po shpresoj që në një të ardhme të afërt të gjithë fëmijët të marrin shërbimet e nevojshme sa me afër mos të udhëtojnë me kilometra që të marrin shërbimin e psikoterapisë apo logopedisë apo edhe te fizioterapise”, tregoi ajo.


Tutje, Shabani ju bëri thirrje nënave që të mos dorëzohen dhe të mos lodhën duke kërkuar shërbimet e nevojshme për fëmijët e tyre.


“Të gjithave nënave iu bëj thirrje të mos dorëzohen duke kërkuar informata sa ma shumë për gjendjen e fëmijëve të tyre, dhe të mos lodhen duke kërkuar shërbimet e nevojshme për fëmijët e tyre”, përfundoi ajo.


Ndryshe , me 15.9 % të grave të punësuara, Kosova ka nivelin më të ulët të grave në punë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë