Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar nëntë raste pozitive me Coronavirus në Kosovë.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer 468 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 127.
Në 24 orët e fundit, MSh njofton janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.791 doza të vaksinës.