Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë konfirmuar tetë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.
Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë kryer 485 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 138.
Në 24 orët e fundit MSh bën të ditur se janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.705 doza të vaksinës.