Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Lista e pritjes në Klinikën e Gastroenterologjisë është reduktuar dukshëm

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, përmes një njoftimi ka bërë të ditur që në Klinikën e Gastroenterologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientët nuk presin gjatë më për të marrë shërbime mjekësore specifike

“Lista e pritjes është reduktuar dukshëm.Për ta kryer një gastroskopi ose kolonoskopi në rastet jo urgjente, një qytetarit i duhet të presë 1 muaj, në situata të rralla deri në 2 muaj, varësisht nga indikacioni dhe përcjellja endoskopike.”, thuhet nga ShSKUK.

Tutje sipas ShSKUK-së, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti, janë kryer 497 gastroskopi dhe 350 kolonoskopi, bën të ditur raporti i punës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë