Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pritje me javë për të marrë shërbime në Klinikën e Ortopedisë

Gazetari kosovar, Ridvan Berisha, ka publikuar në llogarinë e tij disa foto nga Klinika e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku shihet një numër i madh i njerëzve duke pritur për të marrë shërbim.

Gazetari Berisha me ironi e ka thënë se s’është protestë por janë të gjithë pacientë e njerëz që kanë nevojë për shërbime që kanë ardhur në Prishtinë.

Ai thotë se nga bisedat që ka pasur me personat që kanë qenë duke pritur, ka mësuar se disa prej tyre janë duke pritur me javë të tëra për një kontrollë të specializuar.

“Nuk eshte proteste, jane nevojtare, paciente nga e gjithe Kosova te ardhur ketu ne Prishtine! Me te vertete keq, beni diçka ju lutem!

Rrefime pacientesh, thone se me jave te tera jane duke pritur per nje kontrolle specialistike!

Imagjinoni, nese ndonjeri prej tyre po te kishte virusin Lia e Majmuneve, ndoshta te gjithe keta paciente do te infektoheshin!”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në “facebook”.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, deri para dy ditësh ministri i Shëndetësisë ka qëndruar për vizitë në SHBA, derisa dje është parë duke marrë pjesë në një punëtori.

Youtube

Arkiva

Kategoritë