Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Coronavirus: 12 raste të reja në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste pozitive me Coronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer 477 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 148.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë