Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat janë sëmundjet më të shpeshta të prostatës? – përgjigjet urologu, Fahredin Veselaj

Të shtunën në emsionin Familjajonë ishte i ftuar urologu, Fahredin Veselaj, me të cilin u diskutua rreth prostatës dhe sëmundjeve të këtij organi.

Prostata është një organ që gjendet te meshkujt që nga femijeria në dalje të fshikëzës së urinës dhe rrethon të gjithë kanalin e urinës me një madhësi mesatare sa një arrë (rreth 18 gr). Funksioni kryesor është prodhimi i një pjese të madhe të lengut që mbartë spermën.

Urologu, Fahredin Veselaj tregoi që prostata zhvillohet me fillimin e moshës së pubertetit dhe deri në moshën 45 vjeçare ka një madhësi të njejtë, ndërkaq mbas moshës 45 vjeçqare fillon rritja e gjendrës së prostatës.

” Me moshë gjendra e prostatës din të sjellë edhe pengesa në kuptimin e znrasjes së urinës, andaj roli i saj është i rëndësishëm si në aspektin gjenital por edhe urinar, në kuptimin e kualitetit të derdhjes së urinës”, shtoi Veselaj.

Tutje Veselaj, bëri të ditur edhe për sëmundjet më të shpeshta që atakojnë prostatën e që në mesin e tyre janë infeksionet akute.

Sëmundjet që e atakojnë më së shpeshti prostatën varen nga mosha, psh mbas adoleshencës deri në moshën 50 vjeqare, problemet me të mëdha të prostatës rrjedhin si pasojë e infeksioneve, i cili mund të jetë infeksion akut ose kronik”, shpjegoi ai.

Për të kuptuar më shumë rreth këtij organi mashkullor dhe komplikimeve që mund të shkaktohen nga infeksionet e tij, ndiqeni intervistën e plotë në faqen zyrtare të familjajonë në facebook dhe youtube.

Youtube

Arkiva

Kategoritë