Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreth dhimbjeve të barkut dhe shkaktarëve të tyre – tregon, gastroenterologu Visar Zekaj

Këtë të shtunë në emisionin “Familjajonë”, ishte i ftuar gastroenterologu, Visar Zekaj, me të cilin u diskutua rreth dhimbjeve të barkut dhe shkaktarëve që ndikojnë në përkeqësimin e tij.

Visar Zekaj tha se dhimbjet e barkut përfshijnë çdo dhimbje e cila paraqitet nga kafazi i krahërorit deri te kompliku, këto dhimbje janë të ndara në akute dhe kronike.

” Varësisht nga natyra e tyre dhimbjet e barkut i kemi klasifikuar në akute dhe kronike, zakonisht sëmundjet akute janë ato të cilat paraqiten shpejt dhe kanë tendencë të rritjes së intensitetit të dhimbjes dhe shpeshherë mund të jenë shkak e të përfunduarit në salllat e operacionit”, tregoi Zekaj.

Sipas Zekaj, një ndër shkaktarët e rritjes së barkut është sëmundja e obezitetit por edhe prezenca e ajrit.

” Duhet ditur që kafazi i krahërorit duhet të jetë në një nivel me barkun, që është rregulli numër një. Kurse shkaqet kur rritet barku i kemi prej obezitetit, gravidanca te gratë, prezenca e ajrit, prezenca e lëngjeve në kavitetin abdominal, po ashtu masat patologjike tumoriale të cilat na dalin mbi kavitetin ambdominal dhe lëngu i lirë”, shpjegoi ai.

Për të mësuar më shumë se si duhet të trajtohet një pacientë që ka probleme me barkun, ndiqeni intervisten e plotë, në faqen zyrtare të familjajonë, në facebook dhe youtube./familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë