Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse kemi duar të ftohta?

Të gjithë kemi duar të ftohtë edhe pse jemi në ambiente të ngrohta. Shpeshherë, duart e ftohta janë një përgjigje e natyrshme për rregullimin e temperaturës së trupit dhe nuk duhet të shqetësohemi.

Por nëse keni vazhdimisht duar të ftohta, të shoqëruar me ndryshim të ngjyrës, atëherë është një shenjë për të pasur kujdes.

Për shembull, duart e ftohta mund të jenë indikator i problemeve në sistemin nervor, me qarkullimin e gjakut ose probleme me dëmtimin e indeve të gishtave apo duarve.

Nëse jeni në një ambient shumë të ftohtë dhe keni duar të ftohta vetvetiu, atëherë duhet të keni kujdes nga shenjat paralajmëruese të ngrirjes.

Shenjat dhe simptomat e tjera nga të cilat duhet t’i keni në vëmendje kur keni duar të ftohta janë:

Shkaqet e të pasurit duar të ftohta mund të jenë për shkak të ambientit të ftohtë ose përgjigjja e trupit për të mbajtur një temperaturë normale.

Por mund të jetë dhe shenjë e një problemi me qarkullimin e gjakut ose e enëve të gjakut në duar. Ndër shkaktarët e duarve të ftohta përfshihen: anemia, sëmundja e Burgerit, diabeti, Lupusi, sëmundja e Raynaudit dhe skleroderma.

Lini një takim me mjekun nëse të pasurit duart e ftohta në mënyrë të vazhdueshme ju shqetëson. Mjeku do të ekzaminojë nëse duart e ftohta janë si pasojë e problemeve me qarkullimin e gjakut apo i sistemit nervor.

Mjekimi ka si synim kryesor trajtimin e shkaktarit themelor të duarve të ftohta. Në varësi të gjendjes, mjeku do të rekomandojë ndryshime në mënyrën e jetesës për të përmirësuar shenjat.

Youtube

Arkiva

Kategoritë