Gjatë 24 orëve të fundit, 248 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar.
Sipas ShSKUK-së, prej tyre, 35 janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent), 42 në Dhomën e Shërbimit Kirurgjik dhe 91 në Dhomën e Shërbimit Internistik.
Ndërsa, 14 qytetarë të tjerë kanë marrë tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve në aksidente trafiku.