Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
19 Maji, Dita Ndërkombëtare e Sëmundjeve Inflamatore e Zorrëve

Dr. Visar Zekaj

Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjeve inflamatore të zorrëve! Me sëmundje inflamatore të zorrëve nënkuptojmë çrregullimet inflamatore kronike të traktit digjestiv.

Llojet e sëmundjeve inflamatore të zorrëve përfshijnë:

Colitis ulcerosa që karakterizohet me inflamacion kronik të zorrës së trashë të shoqëruara edhe me ulcera sipërfaqësore të zorrës së trashë dhe, Morbus Crohn që karakterizohet me inflamacion kronik të traktit tretës dhe ulcerat të cilat përveç mukozës përfshijnë edhe shtresat më të thella të traktit tretës.

Të dy sëmundjet karakterizohen me barkqitje të shpeshta me primesa gjaku, gjakderdhje rektale, dhimbje barku, lodhje, anemi dhe humbje peshe.

Youtube

Arkiva

Kategoritë