Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kodra: Mjekët familjarë ende pa lista të pacientëve

Me rastin e ditës botërore të mjekut familjarë ka reaguar përmes një postimi, kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, Besim Kodra.

Ai tha se përkundër faktit që mjeku familjarë është i vetmi profesion i akredituar ndërkombëtarisht në Kosovë, ata nuk po mund ta ushtrojnë profesionin e vet si duhet derisa nuk bëhen listat e pacientëve.

“Kosova shënon ditën e mjekut familjar pa lista të pacientëve!

Lindë pyetja, mjek familjar i kujt?! Dikujt që nuk ka lidhje të përhershme me të?! JO. Kjo nuk është mjekësi familjare!

Mjeku familjar është i vetmi profesion shëndetësor në Kosovë i akredituar nderkombëtarisht. Gjithashtu, profesioni shëndëtsor që gëzon respektin më të madh nga ana ime. Por ata kurr nuk mund ta ushtrojnë profesionin e vet si duhet derisa nuk bëhen listat e pacientëve. E as sistemi shëndetësor nuk do të funksionoj si duhet pa këto lista.

Shpresoj që një ditë institucioneve me ju ra ndërmend që nuk vazhdohet kështu. Dhe se pa konsolidimin e mjekësisë familjare, nuk mund të kemi shëndetësi si duhet.

Të gjithë mjekëve familjar, urime kjo ditë! Mbroni profesionin tuaj fisnik sepse vetëm kështu mund të jeni të dinjitetshëm dhe të mbroni pacientët., ka shkruar Kodra.

Youtube

Arkiva

Kategoritë