Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot shënohet Dita Botërore e Mjekëve Familjarë

Më 19 maj, në tërë botën, shënohet Dita Botërore e Mjekëve Familjarë. Kjo ditë shërben si një kohë falënderimi për këta profesionistë shëndetësorë që janë të angazhuar me pacientë.

Kontributi i mjekëve familjarë gjithnjë ka qenë qenësor për të arritur një punë të suksesshme me pacientët, pasi orientimi te ta ka qenë veprimi i parë që kanë ndërmarrë pacientët, para se, eventualisht, të kalojnë të ndonjë mjek tjetër të specializuar në një lëmi tjetër të fushës së mjekësisë.

Roli i mjekëve familjarë, sidomos në Kosovë, pati një rol mjaft të madh edhe gjatë kohës së pandemisë, duke ndihmuar kështu jo pak që situata epidemiologjike të kalojë sa më lehtë që të jetë e mundur.

Youtube

Arkiva

Kategoritë