Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këshilli i Prindërve të Kosovës: Ndarja e fëmijëve nga Festa e Abetarës, e papranueshme dhe e rëndë

Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës ka reaguar pas rastit se ndarjes së disa fëmijëve, për çfarëdo arsye, gjatë Festës së Abetares në Pejë, ata e kanë konsideruar atë si një veprim krejtësisht të pamatur, të papranueshëm dhe me pasoja të rënda për të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Këshillit të Prindërve të Kosovës thekson se institucionet edukativo-arsimore duhet të jenë shëmbëlltyra e drejtësisë, barazisë dhe respektit ndër-njerëzor pa asnjë dallim.

“Andaj pamje të tilla nuk duhen toleruar asnjëherë! Si Këshill i Prindërve të Kosovës i shprehim sinqerisht keqardhjen, por edhe mbështetjen tonë, fëmijëve të diskriminuar, familjeve të tyre dhe gjithë atyre që natyrshëm janë prekur nga një akt i tillë! KP e Kosovës distancohet plotësisht nga diferencime të tilla, për çfarëdo arsye qoftë!

Kërkimfalja dhe marrja e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse janë vendim i duhur në këtë rast”, thuhet më tej.

Youtube

Arkiva

Kategoritë