Dhimbjet menstruale janë një përvojë e zakonshme e të cilat ndodhin në intensitete të ndryshme tek femrat.
Dhimbjet menstruale janë kontraktimet e mitrës që ndodhin pak para dhe gjatë menstruacioneve në mënyrë që të largohet mukoza e mitrës.
Këto dhimbje mund të arrihet të menaxhohen përmes disa alternativave:
Praktikimi i ushtrimeve
Ushtrimet e lehta mund të zvogëlojnë dhimbjen e menstruacioneve dhe të lirojnë endorfinë, e cila ju ngre humorin dhe ju bën të ndiheni më mirë.
Medikamente
Medikamentet e dhimbjes pa recetë, si ibuprofeni mund të përdoret për të lehtësuar dhimbjet menstruale.
Një dush i nxehtë
Kjo metodë mund të lehtësojë dhimbjet menstruale. Gjithashtu, aplikimi i një jastëku ngrohjeje ose shishe me ujë të nxehtë, nxehtësia rrit rrjedhjen e gjakut dhe relakson muskujt e mitrës për të pakësuar dhimbjen.
Merrni kohën tuaj për të pushuar
Pushimi, relaksimi dhe gjumi mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes. Në veçanti, gjumi mund të ndihmojë në ruajtjen e një cikli të shëndetshëm menstrual dhe në uljen e niveleve të kortizolit. /VeryWell Family,