Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në bazë të raportit të punës për periudhën janar- mars 2022, në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë janë operuar 512 pacientë, ndërkaq, të shtrirë ishin 1 mijë e 95 persona.
Sipas ShSKUK-së për këtë periudhë kohore, janë realizuar, po ashtu, 11 mijë e 874 vizita ambulantore dhe 7 mijë e 322 vizita diganostike.Brenda 3 muajve, në Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë u realizuan 15 mijë e 684 analiza për 3 mijë e 105 pacientë.
Ndërkaq, sa i përket shërbimeve radiologjike, 1 mijë e 138 ultrazë, 1 mijë e 636 radiografi dhe 52 mamografi.