Duke filluar nga diabeti deri tek problemet me veshkat dhe mëlçinë, ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që kanë si simptomë të parë erën e keqe nga goja.
Diabeti
Nëse fryma juaj ka erë të ngjashme me frutat e kalbura në acid, do të thotë se trupi po përdor yndyrat për energji në vend të sheqerit (glukozës). Kjo do të thotë se mund të jeni duke vuajtur nga diabeti, prandaj duhet të bëni një kontroll tek mjeku.
Gërhisni
Mund të keni tharje të gojës nëse gërhisni ose flini me gojën hapur, duke e bërë një vendstrehim të përshtatshëm për bakteret dhe shkaktuar “frymën e mëngjesit”. Jeni më të rrezikuar që të gërhisni nëse flini me shpinë, prandaj flini në njërën anë. Ushqimet e mbetura në dhëmbë gjithashtu mund të shkaktojnë zhvillim të baktereve – një larje e mirë e dhëmbëve para gjumit është patjetër e nevojshme.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve
Nëse keni si një shije metalike në gojë, mund të jenë duke u zhvilluar baktere përreth dhëmbëve – që çojnë në inflamacion dhe infeksion. Në gjuhën mjekësore quhet ndryshe periodontiti. Mund të keni këtë shije metalike nëse pini duhan ose nuk i lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të trashëgohet në familje.
Probleme me veshkat
Mund të keni një erë të rëndë si “peshk” nëse veshkat nuk i filtrojnë lëngjet siç duhet. Kjo simptomë shfaqet zakonisht në fazat e fundit të problemeve me veshkat, njohur ndryshe si faza e fundit e sëmundjes renale. Në këtë fazë është i nevojshëm trajtimi me një pajisje që filtron gjakut (dializa) ose transplanti i veshkës.