Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
MSH njofton se sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.
Në total numri i rasteve aktive është 350.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 252 doza të vaksinës kundër COVID-1.