Sot është bërë inaugurimi i Shoqatës për Promovimin e Turizmit Malor të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë inagurim ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviç, dhe Kryetari i bashkisë së Sarandës,Adrian Gruma.
Gjatë kësaj ceremonie, Drejtori i Agjencisë së Turizmit së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i bashkisë se Pukes, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me shoqatën për promovimin e turizimit në Kosovë të drejtuar nga Skender Thaqi.
Kryetari i bashkisë së Pukes, Gjonaj tha se është mirënjohës për paraqitjen e këtij programi i cili do të nxisë edhe nisma të tjera më të mira mes vendeve.
“Ditë e veqantë sot, kemi të bëjmë me rrugëtim të vjetër por që ka shtigje të reja zhvillimi i turzimit është zingjirë i gjatë dhe nuk funksionon nëse është i shkëputur jam mirënjohës për paraqitjen e këtij programi i cili do të jetë nxitje edhe për nisma më të mira në të ardhmen”, u shpreh ai.
Ndërkaq, edhe Drejtori i Agjencisë së Turizmit së Maqedonisë së Veriut u shpreh se turizmi nuk ka kufi shtetëror andaj duhet të i fshijmë edhe ata mes shteteve në mënyrë që turizmi të zhvillohet më lehtë.
Po ashtu edhe Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, tha se bashkëpunimi rajonal sidomos në turizem malësor është mjaft i rendësishëm për të gjithë vendet rajonale.
“Bashkëpunimi rajonal sidomos në turizem malësor është mjaft i rendësishem, duhet me bashkëpunu për me bo ma tepër , e përgëzoj asosacionin suksese“, tha ajo.
Pjesë e këtij inaugurimi ishte edhe Kryetari i bashkisë së Sarandës, i cili falendëroi kosovarët për vizitën sepse gjatë pandemisë 80% e vizitave ishin nga ta.
Kjo ngjarje u mbajt në ambientet e Hotel Magra Austria në Bërnicë.