Katër raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të martën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 466 testime, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.665.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 347.