Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e parë e muajit maj do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike vazhdojnë të jenë të mira, si rezultat i prezencës aktive të temperaturave pranverore dhe qarkullimit të vazhdueshëm të parametrit të erës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë