Është shumë e dobishme për pastrim të thellë të vagjinës
Pravullimi i vagjinës në mjekësinë kineze aplikohet për t’u arritur zgjerimi i enëve të gjakut, qarkullimi më i mirë i gjakut, por edhe qarkullim më i madh i gjakut në inde dhe lirimi i muskujve të fundit të komblikut.
Çka duhet të dini për pravullimin e vagjinës?
Koha më e mirë për pravullim është pas menstruacioneve. Shmangni pravullimin vagjinal edhe kur dyshoni që jeni shtatzënë, transmeton Telegrafi.
Duhet patjetër të pravulloheni prej 20 deri 45 minuta dhe pastaj kujdesuni që burimi i avullit të mos jetë shumë afër vagjinës në mënyrë që të mos ndodhin djegie.
Gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme që të keni njohuri të mjaftueshme për bimët me të cilat do të pravulloheni.
Këto janë bimët më të mira për pravullim të regjionit gjenital: rozmarina, livanda, origano, borziloku, kumaku, trëndafili, kamomili.
Si të bëni gati ujin për pravullim?
Vloni dy-tri litra ujë dhe shtoni bimët e thara sipas zgjedhjes suaj. Qiteni një filxhan bimësh të thara në ujë. Nëse përdorni bimë të freskëta trefishojeni sasinë, sepse bimët e thata kanë më shumë koncentrim sesa të freskëtat.
Le të vlojnë bimët bashkë me ujin dhjetë minuta dhe pastaj lërini të qëndrojnë pesë minuta. Pastaj qitni ato bimë në një enë dhe hapni këmbët sipër enës sa më afër që mundeni.
Përreth belit mbështillni një peshqir apo një batanije dhe bëjeni në formë shatorri në mënyrë që të mos dalë avulli jashtë. Pravullojeni regjionin vagjinal prej 20 deri 30 minuta.
Është plotësisht normale nëse pas pravullimit ndieni ngërçe dhe keni tajitje të shtuar posaçërisht nëse këtë veprim e bëni për herë të parë. Kjo është shenjë që vagjina pastrohet. /Telegrafi/