Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 117 pacientë me pacientë me probleme endokrinologjike janë trajtuar në tremujorin e parë të vitit 2022, nga ana e stafit shëndetësor të Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.
Poashtu sipas SHSKUK-së në këtë periudhë kohore janë kryer edhe 2936 vizita të ndryshe mjekësore, në kuadër të ambulancave specialistike. Ndërsa edhe 626 pacientë kanë kryer shërbime diagnostike për gjëndërr tiroide.
Gjithashtu në këtë klinikë janë kryer edhe shërbime të tjera mjekësore për pacientët e spitalizuar dhe ata ambulantor, përfshirë edhe edukimin e pacientëve për rrezikun nga diabeti dhe sëundjet e tjera endokrinologjike.