Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Latifi falënderoi Presidentin e “Project Hope”, Torbey për donacionet e ndryshme në vend

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi priti sot në takim Presidentin e “Project Hope”, njeherësh edhe drejtor ekzekutiv, z. Rabih Torbey, bashkë me ekipin tij, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Projekti “Hope” tash e disa vjet ndihmon Kosoven me donacione të ndryshme, e posaçërisht me barna për trajtimin e të sëmurëve me sëmundje malinje dhe me fibrozë cistike.

Ministri Latifi e ka falënderuar donatorin, në emër të gjitha familjeve, fëmijët e të cilëve trajtohen me medikamente për fibrozë cistike dhe, gjithashtu, i informoi mysafirët per të tjera vështirësi në furnizimin me barna për trajtimin e disa sëmundjeve të rralla.

Ndërkaq që edhe Presidenti i “Project Hope”, z. Rabih Torbey u shpreh i gatshëm që në koordinim me bashkëpunëtorët e organizatës të ofrojë ndihmë përmes donacioneve të ndryshme që kryesisht kanë në fokus kujdesin shëndetësor ndaj fëmijëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë