Me temën “Transformimi i shëndetësisë kosovare – rruga deri te caku”, sot Ministria e Shëndetësisë ka organizuar një tryezë.
Kjo treyezë pjesë e të cilës është ministri Rifat Latifi dhe zv.ministrat dhe udhëheqës të departamenteve të MSH-së, po mbahet në Prishtinë në restorant “Golden”.
Pjesëmarrës të kësaj tryeze janë edhe të gjithë drejtorët e njësive të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, duke përfshirë edhe anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtorin e përgjithshëm.
Një ndër temat që do të diskutohet në këtë tryezë është edhe ” Lista e pritjeve dhe trajtimi jashtë institucioneve shëndetësore publike”.