Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Me moton “Mbroni botën tuaj- Vaksionohuni”, IKSHPK shënon Javën Europiane e Imunizimit

Me moton “Mbroni botën tuaj- Vaksionohuni”, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shënoi Javën Europiane të Imunizimit.

Pjesë e kësaj cermonie ishte Drejtori Dr. Naser Ramadani i cili tha se në Kosovë, Programi i Zgjeruar i Imunizimit, është program me prioritet të lartë, dhe se të gjitha programet e miratuara dhe ndryshimet në vetë.

““Falë vaksinimit, Kosova sot nuk ka Paraliza të fëmijëve e as difteri, nga viti 1981, tetanus neonatal nga viti 1998, si dhe ka përqafuar Programin e Eliminimit të Fruthit dhe Kontrollës së Rubellës Kongjenitale”-tha ai, shtoi Ramadani.

Ndërkaq, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha tha se pandemia COVID-19 është shembulli më unik për të treguar se sa i ekspozuar është sot njerëzimi para rreziqeve shëndetësore, por në të njejtën kohë, ajo tha se është shembulli më i mirë për të dëshmuar se solidariteti midis njerëzve nuk duhet të njohë kufinj dhe duhet t’i kontribuojë mbrojtjes së solidaritetit.

“Një tjetër aspekt, në të cilin kemi shtuar fokusin gjatë këtij viti është edhe porosia e disa qindra vaksinave kundër Human Papilloma Virusit, për herë të parë në Kosovë, me qëllim që vajzave të reja, sivjet, në baza vullnetare, e viteve në vijim, në mënyrë të rregullt, t’u ofrohet preventivë kundër kancerit të qafës së mitrës”, tha ndër tjerash ajo.

Po ashtu, edhe përfaqësuesja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Dafina Muçaj tha se që nga fillimi i pandemisë, UNICEF-i në Kosovë, ka bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në mënyrë që të minimizojnë impaktin e COVID-19 në imunizimin e rregullt.

“UNICEF së bashku me organizatat me bazë në komunitet, ka përkrahuar identifikimin derë-më derë të fëmijëve të cilët nuk janë vaksinuar, në mënyrë që Institucionet e Kujdesit Parësor Shëndetësor të vazhdojnë me vaksinimin plotësues të këtyre fëmijëve”- tha ajo.

Ndërsa, në planet e së ardhmes, lidhur me vaksinimin u prezantuan këto pika: rritja e shkallës së përrfshirjes në imunizim me vaksinat e rregullta, rritja e shkallës së përfshirjes me vaksinën kundër COVID-19, rritja e shkallës së përfshirjes me vaksinën kundër Gripit Sezonal dhe ripërtrirja e kalendarit të rregullt të vaksinimit me vaksinat e reja.

Youtube

Arkiva

Kategoritë